Në banesën e saj në Elbasan, Kristinën e cila kreu ndërhyrje në një spital në Tiranë e kanë vizituar dy miq specialë. Ata janë Sidrit Bejleri dhe bashkëshortja e tij Meri. Atje i ka pritur gjyshja e Kristinës Ruzhdia dhe vajza e saj.

Meri: Ne kemi ardhur për urim sot!
Sidriti: Është një sprovë kjo pjesa e Covid-19, ndërsa ju e keni sprovën disa fish, se e vuani prej kohësh.
Gjyshja e Kristinës: Mbesa nuk fliste. Mbytej kur e ushqeja, vinte urgjenca, tani ajo gëlltitet, ia jap supë, por e përcjell, dhe flet pak. Më parë nuk fliste fare.
Sidriti: Ka një fazë tjetër operimi, ka pjesën e djathtë, kontrollet do bëhen, janë mjekët ata që thonë fjalën e fundit.
Meri: Ke kaluar 100 vuajtje, Gjyshja e Kristinës: i thashë mjekut, që më ke falur tre jetë, i thashë ne jemi tre jetë, mjeku më tha se pjesa që është operuar, është pastruar krejtësisht. Kristina i mbushi 20 vjeç, vajza im rrëshqiti dhe i ra koka thanë që duhet të operohej, e kam ushqyer me tub nga hunda, Kristina mbushte 2 vjeç atëherë. Babai i Kristinës e braktisi vajzën time.

Sidriti: Prej katër vitesh ne këtë kemi ndjekur
Meri: Ti merresh me lule?
Gjyshja: Unë kam një pension minimal, 150 mijë lekë të vjetra, doja që Kristinën ta shëroja, falënderoj të gjithë ata që më ndihmuan, edhe ata që kanë shprehur dëshirën
Sidriti: Ne u munduam t’ia përmirësonim jetën Kristinës, shpresojmë që më anë të fizioterapisë të rehabilitohet
Meri: Thuaja Kristinës këtë përmirësim, jepi forcë, Kristina u mundua të flasë pak, por avash-avash
Sidriti: Nuk të mbeti peng që nuk patë mundësi që ta kuroje. Emisioni jonë është shumë i ndjekur, ka njerëz të ndjeshëm. Por sakrificat e tua janë shumë të mëdha për mbesën, ti ke dhënë gjithçka për to. Ne ndahemi me shije të mirë, duke parë hallet e tua dhe ke ende forcë të japësh mesazhe të mira
Kristina do të jetë edhe më mirë sepse trajtimi do të vazhdojë pasi është nën kujdesin e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb