Ansu Fati është rikthyer pas 10 muajsh në stërvitje me Barcelonën. Një vit më parë talenti katalanas pësoi dëmtim të rëndë dhe u operua duke humbur gjithë sezonin.

Ai është vetëm 18 vjeç dhe shihet si e ardhmja e Barcelonës. Katalanasit shpresojnë që Fati të jetë në formë pasi sulmi do të vuajë shumë mungesën e Messit.

Ndërkohë Fati ka thuajse një vit që nuk luan asnjë ndeshje dhe nuk stërvitet prandaj do i duhet kohë për të kapur ritmin.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb