Deputetja Albana Vokshi ka folur sot pas daljes nga seanca gjyqësore, e paditur nga ministrja e Arsimit Evis Kushi, për një padi të bërë nga ministrja e Arsimit Evis Kushi, për tezat e provimit të maturantëve të cilat dolën para provimeve, duke e cilësuar si shpifje.
Ndër të tjera ajo tha se koha provoi se denoncimi që asaj i erdhi nga një mësuese nga Elbasani, dhe më pas e postoi në rrjetin e saj Social, kohë provoi se ishte i vërtetë.
Sipas Vokshit, paditë që i bëhen asaj kanë si qëllim që t’i mbyllin gojën opozitës për të denoncuar skandale dhe korrupsione, por sipas deputetes kjo është e kotë.
“Ishte seanca e parë që shqyrtoheshin provat që kishte sjellë përfaqësuesi i Kushit e cila edhe sot nuk u paraqit. Unë kam vendosur të vi personalisht në respekt të kohës dhe financave që po vënë në dispozicion kjo gjykatë për një çështje politike, për të mbyllur gojën time dhe të kolegëve të opozitës.
U vërtetua që koha i ka dhënë të drejtë mësueses që ka denoncuar në skandalin e vlerësimit parauniversitar. Kishte vetëm disa shkrime që kishin publikuar statusin pas denoncimit që ka bërë mësuesja. Paraqita provat e mia, mesazhin që më ka ardhur nga një mësuese nga Elbasani, dhe vetëm fjalia e parë e këtij sms, ‘dua të denoncoj një skandal, por mos më nxirrni emrin se më heqin nga puna’, kjo të bën të mendosh dhe kuptosh që mësuesit sot nuk flasin dot dhe janë të kërcënuar, dhe gjejnë mënyrën për të denoncuar një skandal në rastin konkret tek unë. E kam bërë publik duke iu referuar edhe në statusin tim, tekstit të mësues.
Ministrja në vend që të krijonte grup pune dhe të hetonte dhe të vinte para përgjegjësisë ata që kishin nxjerrë testet, më paditi në gjykatë. Nuk është padia e parë për mua, është padia e 6, më ka paditur Rama, Balla, sepse kam denoncuar korrupsione… pra kjo është një mënyrë për opozitën që të mbyllin gojën, por e kanë të kotë sepse do vazhdoj të jem në krah të mësuesve, prindërve, nxënësve sepse situata tani në arsim është ulëritëse”, tha ajo.