Është zbuluar një tjetër shqiptar i pajisur me mjete identifikimi të rremë.

Mësohet se në  25.07.2014 ka dalë kjo kartë në Virona, Greqi në emrin Alexei Tsvetkov.

Në 25.01.2015 ky person u arrestua nga Komisariati i Halandrit dhe nga daktiloskopimi rezultoi me emrin Mario Leskaj, i datëlindjes 26.03.1980 lindur në Shqipëri, i akuzuar më parë për trafik droge.

Në 15.12.2015 ky person u arrestua sërish. Në banesën e tij u gjet identiteti i rremë me ermin Alexei Tsvetkov.

Ndërsa në datën 07.02.2020 kur u lirua, shkoi në komisariatin e Aspropirgos, ku kërkoi rinovim karte, e cila në fakt i ishte sekuestruar nga anti-droga.

Por në datën 25.01 të vitit 2021 ai u ndalua në Halandri për kontroll. Një nga oficerët e policisë e pyeti në rusisht ruse, por ai nuk përgjigj.

Nga ai moment menjëherë është bërë kontrolli i kartës dhe një oficer i sektorit kundër krimeve ndaj jetës dhe pronës, njoftoi se personi në foto është një shqiptar i dënuar më parë për trafik kokaine, gjobvënie, eksploziv dhe sulm ndaj policisë.

Mario Leskaj u arrestua sërish, për falsifikimin e kartës.

Omoi

Firma

Grek

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb