Sot rreth orës 12:50, OSSH Durrës është njoftuar nga strukturat e policisë për rrëzimin e një shtylle pranë mbikalimit të këmbësorëve në Shënavlash.

Menjëherë, pas njoftimit, OSSH organizoi punën duke patur parasysh sigurinë teknike, zhvendosi shtyllën dhe pastroi zonën nga telat e rrëzuar në tokë, me ndihmën e policisë.

Shtylla e dëmtuar ka qenë pa tension, e palidhur me rrjetin elektrik. Sakaq Policia, me ndihmën e OSSH po heton mbi shkaqet e incidentit, ndërsa mësohet paraprakisht se nuk ka të lënduar.

OSSH ka ofruar të gjithë suportin e saj për të lehtësuar trafikun, duke pastruar rrugën me qëllim normalizimin e lëvizjes së automjeteve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb