Pas tensioneve të sotme në veri, ka reaguar ministri i Punëve të brendshme të Kosovës Xhelal Zveçla. Në një reagim në Facebook ai ka falënderuar policinë për mënyrën si kanë menaxhuar situatën.

Ai ka përgëzuar policinë për profesionalizmin e treguar në ballafaqimin me grupe të organizuara kriminale, ndërsa ka bërë me dije se pesë pjesëtarë të Policisë kanë marrë lëmdime të lehta.

“Përgëzoj Policinë e Kosovës për profesionalizmin e treguar në ballafaqimin me grupe të organizuara kriminale, që kishin për qëllim pengimin e këtij procesi. 5 pjesëtarë të policisë janë lënduar nga sulmet e këtyre grupeve por që fatmirësisht lëndimet janë të lehta, ata ndihen mirë dhe janë në detyrë.
Ftoj të gjithë qytetarët tanë që të mos bien pre e manipulimeve të grupeve kriminale të cilët për hir të përfitimeve kriminale personale e grupore dëshirojnë kaos dhe suspendim të shtetit të së drejtës e të demokracisë”, ka shkruar Sveçla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb