Një adoleshente ukrainase, ka ngelur shtatzanë pas përdhunimit nga pesë ushtarë rusë.
14 vjeçarja nga Bucha, planifikon ta mbajë fëmijën pasi mjekët paralajmëruan që nëse do të abortonte, mund të mos kishte më shanse që të bëhej nënë, raportoi The Mirror.

Historinë e saj e ka treguar psikologia Oleksandra Kvitko, e cila punon në linjën telefonike të Avokatit të Popullit për ndihmë psikologjike, me pëlqimin e prindërve të viktimës.

Psikologia sqaroi se po punon me vajzën për të mësuar se si ta pranojë fëmijën e saj.

Kvitko tani punon me pesë vajza të moshës 14-18 vjeç, të cilat dyshohet se mbetën shtatzënë pasi u përdhunuan nga ushtarët rusë.

Viktima më e re me të cilën ajo punon është vetëm 10 vjeç.

“Vajzat e moshës 14, 15, 16 vjeç dhunohen shpesh. Pas luftës, do të ketë shumë adoleshente shtatzëna në Ukrainë”, tha Kvitko tha për Radio Svoboda.

Viktimat përfshijnë gra, burra dhe fëmijë të vegjël.

Avokatja e Popullit Lyudmila Denisova tha për Radio Svoboda se 12 raste të shtatzënisë së detyruar janë raportuar deri më tani, por ajo beson se ka më shumë raste të pa raportuara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: