TIRANA

Gjykata e Tiranës liron nga qelia Adiola Lakrën, 26-vjeçaren e dyshuar si bashkëpunëtore në ekzekutimin e Hekuran Billës 11 qershorin e vitit të kaluar në kryeqytet.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se sipas prokurorisë e reja ishte përdorur si “karrem” për të nxjerrë viktimën në pritë. Togat e zeza zëvendësuan masën “arrest në burg” ndaj saj me atë të “detyrimit për paraqitje”.

Pas ngjarjes e reja pranoi të kishte pasur një raport me viktimën, por jo që të ketë ndihmuar në vrasjen e tij.

Si autorë të dyshuar të vrasjes së Billës në qeli janë aktualisht Viktor Marku dhe nipi i tij, Sebastian Mali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb