Shumë u përfol për një largim të tij nga Bayern Munchen, por asnjëherë nuk ndodhi. Bëhet fjalë për Benjamin Pavard, emri i të cilit u lidh shumë me një transferim te Interi ose Barcelona.

“Kurrë nuk kam thënë se dua të largohem. E di shumë mirë që jam në një klub të madh, një klub i madh me një atmosferë dhe organizim të mrekullueshëm. Ndihem shumë rehat këtu, më pëlqejnë shumë tifozët dhe shpresoj se do të arrijmë  shumë gjëra të mëdha këtë sezon.

Unë nuk jam nga ata që dorëzohen në mes të një udhëtimi. Qëllimi im ishte padyshim të qëndroja me Bayernin. Jam i vendosur të jap gjithçka për klubin dhe dua të fitoj sa me shumë tituj me këtë ekip” – Tha Pavard për Sport1.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb