Këngëtarja Fjolla Morina reagon për herë të parë pas arrestimit. Pak ditë më parë Fjolla u arrestua në Morinë, pasi u kap me dy armë zjarri pistoleta me vete, teksa në pranga ranë dhe dy personat që e shoqëronin, biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi Fitim Muji.

E ndërsa sot në media qarkulloi lajmi se Fjolla ishe në një lidhje me biznesmenin Fisnik Syla, personi që udhëtonte me të ditën kur u kap me armë, këngëtarja shprehet e indinjuar. Ajo thotë se Syla është familjar dhe se po i lëndohet familja nga lajmet që qarkullojnë në media.

“E kuptoj mjaft mirë që të jesh person publik çdo gjë do të hiperbolizohet por deri në një fare pike. Të gjithë në këtë jetë nuk jemi të pagabueshëm e ju që drejtoni gishtin nga unë bëni mirë që të numëroni gabimet tuaja nganjëherë. Çfarë s’kam lexuar këto ditë për veten time! Gjera që dhe unë si dija…

Por të shkruani me emër dhe mbiemër dike i cili nuk ka asnjë lidhje intime me mua kjo është keqdashje e pastër. Po shkatërroni familjen e një njeriu i cili nuk meriton këtë ‘shoë’. Po shkruani gjëra të paqena dhe po lëndoni familje e fëmijë. Fajet e mia i marr vetë mbi sup ama ligësinë për pak para klikimesh nuk e kuptoj. Mos fusni në valle njerëz familjarë’, shkruan Fjolla.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb