Mbrojtësi i Tiranës, Filip Najdovski, ka rinovuar me klubin bardheblu dhe për dy vite të tjera. 29-vjeçari nga Maqedonia e Veriut ishte në fund të kontratës së tij me kampionët e rinj të Shqipërisë.

“Panorama Sport” raporton se mbrojtësi ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit për të qenë pjesë e skuadrës dhe për dy vite të tjera.

Najdovski u afrua nga Tirana në vitin 2020 dhe deri tani ka luajtur plot 61 ndeshje me skuadrën bardheblu, ku ka shënuar dhe katër gola. Kështu, Tirana po ruan radhët e saj jo vetëm për një prezantim dinjitoz në Evropë, por edhe për të krijuar një cikël fituesi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb