Megi Pojani është një nga vajzat më të përfolura në rrjet. Me karakterin e saj moskokëçarës dhe spontanitetin që e karakterizon ajo ia del të tërheqë vëmendje kudo. Së fundmi, Megi është rikthyer në television, por jo në rolin e moderatores.

Ajo është pjesë e jurisë së “He/She’s on Top” së bashku me Beniada Nishanin. Duke qenë dy femra shumë të bukura dhe të ndjekura, janë përhapur “thashetheme” se marrëdhënia e tyre brenda programit është e tenisionuar. Shkak për këtë sigurisht thuhet se është çështja e vëmendjes.

  • foto galeri
  • foto galeri

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” Megi është shprehur se ajo nuk ka asgjë më shumë se një marrëdhënie profesionale me Beniadën, duke shtuar se në program ajo shkon për pozicionin që ka dhe nuk ka kohë të këtë komunikim më tepër.

“Unë Beniadën nuk e kam njohur më përpara. Kemi një marrëdhënie shumë korrekte dhe unë jam një njëri le të themi vi me vonesë në xhirime, ulem direkt te karrigia ime vë mikrofonin dhe nuk kam kohë, vetëm si je, mirë. Vazhdoj, mbaroj dhe iki me vrap se aty është ftohtë dhe unë dua të iki të futem në ngrohtësinë e shtëpisë sime,”– është shprehur Megi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: