MEKSIKE

Pak ditë më parë në aktorja e njohur meksikane, Silvia Navarro e njohur në Shqipëri si “Paloma” e filmit “Kur ti të jesh e imja”, tregoi se ishte e dashuruar me një femër.

Ajo publikoi në ‘Instagram’ një foto me një vajzë të quajtur Kar Fenton dhe përkrah saj shkruajti: “Kjo është Kar Fenton dhe ne duhemi”. Menjëherë pas këtij postimi fansat nisën të përgëzonin aktoren për lidhjen e re dhe të tjerë nuk kanë nguruar ta kritikojnë publikisht.

  • foto galeri
  • foto galeri

Por mesa duket mes Silvias dhe Kar nuk ka asgjë më shumë se miqësi. Aktorja meksikane ka treguar se vajza në fjalë është një mike e saj dhe i ka kërkuar falje për skandalin e përhapur.

“Është shoqja ime, jo e dashura ime… por e dua. Kar të kërkoj falje për skandalin. Dhe duajini të gjithë, për këtë kemi ardhur në jetë”, ka shkruar Silvia në postimine saj në Instagram.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb