Një studente bjelloruse ka marrë dënimin me gjashtë vite e gjysmë burg, pas përfshirjes në listën e terroristëve nga agjencia e spiunazhit KGB të Bjellorusisë.

Në një postim në Twitter, Nexta raporton se arsyeja e dënimit të së resë Danuta Peredne, ishte sepse është shpallur fajtore për veprime të cilat dëmtonin interesin kombëtar të Bjellorusisë dhe për ofendim të liderit Aleksandër Lukashenko.

“Një studente Danuta Peredne, është dënuar me 6.5 vite burg, pasi është përfshirë në “listën e terroristëve” nga KGB-ja bjelloruse.

Ajo është shpallur fajtore për veprime të cilat dëmtonin interesin kombëtar të Bjellorusisë dhe ofendim të Lukashenkos”, shkroi Nexta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb