Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 31-vjeçar, i cili u përfshi në një konflikt me disa persona të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kujtim Laro” në kryeqytet. Mësohet se në momentin e konfliktit me personat e tjerë, ka ndërhyrë policia për të bërë të mundur arrestimin e 31-vjeçarit me iniciale A.B., por ky i fundit i ka kundërshtuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 31 vjeç, në rrugën “Kujtim Laro”, gjatë një konflikti me disa shtetas të tjerë, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë së rendit publik, për të shmangur shoqërimin e tij”, – njofton policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb