Sherri në spektaklin e “Dance Withe Me”, mes Fiori Dardhës dhe Robert Aliajt, përfundoi duke përmendur edhe bashkëshorten e këtij të fundit. Gjatë debatit të ashpër, Roberti kërkoi që t’i hiqej mikrofoni gazetares pasi sipas tij, “ajo e kishte ngatërruar me akullore”, por Fiori i është kthyer duke i thënë se akulloren duhej t’ia jepte të shoqes të cilën e kishte lënë vetëm në Bruksel.

E pas kësaj i madh ishte interesimi i mediave për të zbuluar se kush ishte bashkëshortja e Robertit. Ajo quhet Mimoza Dino dhe në profilin e saj në Facebook është aktive me postime familjare.
robert 2
E ndërsa Roberti shfaqet si një tip thumbues dhe njihet për batutat e tij “të tepruara”, e shoqja në një intervistë pak treguar se në jetën familjare ai ështe shumë më ndryshe.

Ja si e përshkruan ajo të shoqin: Berti është i fortë, i egër dhe i butë. Jep shumë dashuri, vëmendje dhe shpesh pyes veten ku i buron kjo forcë dhe energji. Është tipi i mashkullit autoritar-dominant, por njëherësh aq sentimental e sensibël, saqë di ta bëjë femrën e vet të ndihet e vetësigurt e t’ia rrisë vetëvlerësimin. Por, shumë herë eshtë kokëfortë, kapricioz e tejet nervoz, me pak fjalë herë-herë ta sjell në maj të hundës. Unë disa herë nuk jam dakord me qëndrimet e tij radikale, por e adhuroj kurajën që ka për të denoncuar të rebeluarit e tij”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: