Rreth orës 21:00 të mbrëmjes të së Martës është përfshirë nga zjarri një ambient ku mbahej baza ushqimore e bagëtive dhe zahiretë e dimrit në pronësi të shtetasit Arben Dalipi në fshatin Kamenicë të Korçës.

Duke u munduar të shuajë zjarrin Dalipi ka pësuar djegie trupore dhe pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Korçës është transportuar për në kryeqytet.

Në momentin e zjarrit Dalipi ka qenë i vetëm ndërsa ajo që shihet nga pamjet në këtë magazinë ka pasur edhe bombol gazi e cila ka shpërthyer në momentin e zjarrit.

Grupi hetimor ka sqaruar rrethanat dhe ka bërë të ditur se kemi të bëjmë me një zjarr aksidental.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb