Merkato e verës mund të dhurojë mjaft surpriza, pasi mjaft futbollistëve u skadon kontrata me 30 qershor. Mes tyre janë edhe 3 lohtarë që kanë fituar “Topin e Artë” dhe nga 1 korriku mund të lëvizin me kosto zero.

Ata janë Lionel Messi i PSG, Karim Benzema dhe Luka Modric të Real Madrid. Lionel Messi është padyshim emri më i lakuar, pasi kontrata e tij me francezët skadon në fund të këtij viti.

Fituesi i 7 Topave të Artë nuk ka vendosur ende për të ardhmen edhe pse të PSG duan t’i rinovojnë kontratën. Gjithsesi, mjaft zëra qarkullojnë, nga një rikthim te Barcelona deri në një transferim në Arabinë Saudite për t’iu bashkuar Cristiano Ronaldos.

Karim Benzema është një tjetër sulmues që nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. pasi fitoi “Topin e Artë” ai mund të rinovojë edhe me një vit me Real Madrid, që është gati t’ia plotësojë kërkesat. Gjithsesi, oferta në adresë të sulmuesit francez nuk mungojnë dhe për sa kohë të mungojë firma në kontratë gjithçka mund të ndodhë.

Luka Modric është një tjetër lojtar i Real Madrid që mund të lërë “merengues” në fund të sezonit. Trajneri Carlo Ancelotti ka bërë me dije se ka ende nevojë për kroatin, që dëshiron ta mbyllë karrierën në Madrid. Gjithsesi, ofertat nga Arabia apo ndonjë kampionat tjetër mund të ndryshojnë situatën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb