Toby Codman është avokati i një prej drejtuesve të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj. Ai në një intervistë për T7 ka folur rreth dënimit të klientit të tij nga Gjykata Speciale.
Nasim Haradinaj është dënuar me 4 vjet e gjysmë – një vit e 8 muaj pasi ishte arrestuar për publikimin e disa dokumenteve që i kishin shkuar në zyrë e pretendohej se në to kishte detaje për dëshmitarët e mbrojtur.
Avokati tregon për gjendjen pas dënimit dhe për bisedën që e ka pasur me Haradinajn një ditë para se të mbahej gjyqi ndaj tij.
“Është gjithmonë e vështirë, ato momentet e para, kur një person ishte dënuar në rrethanat e tilla dhe merr një dënim që mund ta përshkruajmë vetëm si jashtëzakonisht joproporcional. Kam takuar z. Haradinaj një ditë më parë, në njësinë e paraburgimit, ku diskutuam se cilat ishin përfundimet e mundshme të seancës dhe ishte i përgatitur për dënim”, thotë Codman, transmeton Gazeta Express.
Toby Codman është avokati i një prej drejtuesve të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj. Ai në një intervistë për T7 ka folur rreth dënimit të klientit të tij nga Gjykata Speciale.
Nasim Haradinaj është dënuar me 4 vjet e gjysmë – një vit e 8 muaj pasi ishte arrestuar për publikimin e disa dokumenteve që i kishin shkuar në zyrë e pretendohej se në to kishte detaje për dëshmitarët e mbrojtur.
“Është gjithmonë e vështirë, ato momentet e para, kur një person ishte dënuar në rrethanat e tilla dhe merr një dënim që mund ta përshkruajmë vetëm si jashtëzakonisht joproporcional. Kam takuar z. Haradinaj një ditë më parë, në njësinë e paraburgimit, ku diskutuam se cilat ishin përfundimet e mundshme të seancës dhe ishte i përgatitur për dënim”, thotë Codman, shkruan Gazeta Express.
“Sigurisht që menduam se dënimi maksimal që do ta merrte ishte për kohën sa kishte vuajtur, por ai do të dënohej proporcionalisht por do të ishte i liruar, sepse tashmë kishte kryer një periudhë të konsiderueshme të paraburgimit”.
“Mendoj se z. Haradinaj ishte i përgatitur për më të keqën”.
Codman thotë se dënimi që u dha është më i larti i dhënë ndonjëherë për një rast të tillë.