Mblidhet Byroja e Kuvendit. Shkak për këtë mbledhje u bë ankesa e deputetit Kujtim Gjuzi, i cili kundërshton përjashtimin me 10 ditë nga seancat e Kuvnedit.

NJOFTIMI
Sipas Urdhërit të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, Nr. 31, datë 26.06.2020, sot u zhvillua mbledhja e Byrosë së Kuendit, për shqyrtimin e ankesës së deputetit Kujtim Gjuzi kundër vendimit nr. 12, datë 23.06.2020, të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën “Për marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Kujtim Gjuzi “Përjashtim nga pjesmëarrja në komisione dhe/ose seancë plenare për 10 (dhjetë) ditë”.

Byroja vendosi përjashtimin e deputetit Kujtim Gjuzi nga pjesmëarrja në komisione dhe/ose seancë plenare deri më datë 1 Korrik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb