Në ndeshjen mes Maqedonisë dhe Shqipërisë që luhet sonte në Strumicë e vlefshme për eliminatoret e botërorit “Rusi 2018”, nuk mungoi grupi i tifozerisë “Illyrian Elite”.

Ky është pikërisht grupi i tifozerisë që shkaktoi trazira në ndeshjen mes Italisë dhe Shqipërisë në Xhenoa, duke bërë që sfida të ndërpritet për shkak të flakadanëve të hedhur.

Tifogrupi u pa i pranishëm edhe në ndeshjen e Shqipërisë me Luksemburgun në stadiumin “Josy Barthel”.

Në një foto të publikuar në ‘Facebook’ tifogrupi që sfidoi FSHF-në edhe në “Elbasan Arena”, duke ndjekur ndeshjen ndaj Bosnjë-Hercegovinës, kanë vendosur simbole dhe fjalën “MAFIA” duke iu referuar FSHF-së.

Pas hedhjes së flakadanëve në stadiumin ‘Renzo Varbera’ gjatë zhvillimit të ndeshjes Itali-Shqipëri më 24 mars 2017, policia e Palermos ka ardhur me një vendim ndaj tifo-grupit shqiptar “Illyrian Elite”.

Vendimi i policisë dënoi për 5 vjet hyrjen në të gjitha impiantet sportive ku zhvillohen ndeshje futbolli të çdo klubi sportiv e i çdo kategorie në nivel kombëtar e ndërkombëtar për 70 tifozë shqiptarë të identifikuar nga autoritetet italiane, shkruante kohë më parë Palermo Today.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb