Aktivisti i Vetëvendosjes, Veron Hasani, i cili u përplas fizikisht me truprojat e Hashim Thaçi ka reaguar në lidhje me ngjarjes, ndërsa theksoi se nuk kishte si qëllim të sulmonte presidentin.

Në një prononcim për mediat Hasani theksoi se do t’i thoshte kreut të shtetit kosovar se ky i fundit, me zgjedhjen e qeverisë së re, kishte vjedhur vullnetin e qytetarëve.

“Qeveria Hoti bashkë me presidentin Thaçi kanë filluar dhunën ndaj qytetarëve. Ata padrejtësisht e vodhën dhe e shtrembëruan vullnetin e qytetarëve. Truprojat e Thaçit erdhën në drejtim timin dhe shokëve që ishim bashkë dhe na sulmuan. Ata kanë përdorur dhunë fizike ndaj meje, kemi shkuar në QKUK për më kanë mjekuar dhe pas kësaj siç e tha edhe avokati, do t ‘i ndjekim penalisht për dhunën që kanë ushtruar ndaj një qytetari të Kosovës, ndaj meje”, ka thënë ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb