Policia e Spanjës ka vendosur në pranga 5 persona, mes tyre dhe një shqiptar të shpallur në kërkim.

Ai është arrestuar në Barcelonë, ai akuzohet për kërcënimin e një personi si dhe armëmbajtje pa leje.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në vitin 2014 në Tiranë, ku shqiptari i arrestuar, ishte konfliktuar me vëllain e të dashurës së tij dhe një person tjetër.

Pak orë pas sherrit, i riu shkoi në shtëpinë e një personi që ishte konfliktuar dhe e kërcënoi me armë zjarri, duke qëlluar më pas edhe në ajër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: