Edhe në ditën e katërt të kërkimeve fati i 26- vjeçarit Mateo Lika vijon të mbetet mister. Kërkimet intensive te Policisë Vendore të Qarkut Fier, palombarëve të RENEA-s dhe banorëve të zonës nuk po mundin të sigurojnë asnjë shenjë të mjetit tip “Golf” që dyshohet se ka rënë në ujërat e lumit Seman në orët e para të së dielës pas përplasjes me parmakët e hekurt të “Urës së Mbrostarit” në Fier.

Operacioni i kërkimit në ditën e parë dhe të dytë është fokusuar në pikat e dyshuara si me të thella të lumit ndërkohë që gjatë ditës së tretë dhe të katërt në ndihmë të kërkimeve janë përdorur dhe pajisje të sofistikuara për gjetjen e mjetit.

Gjate ditës së sotme është krehur me varke gjithë rrjedha e lumit deri në grykëderdhjen e Semanit nga efektive të policisë në bashkëpunim me punonjës të ADZM, ndërkohë që paralel po kërkohet me dron nga ajri. Gjatë ditës së sotme polumbaret e Reneas nuk kanë qenë të pranishëm në ketë operacion kërkimi ndërkohë që po nuk përjashtohet dhe pista tjetër se 26-vjeçari mund të jetë larguar nga vendi i ngjarjes pas përplasjes me parmaket e urës, të cilët janë shkatërruar dhe kanë renë në lumë.

Ende nuk dihet se si do të vijojë hetimi i ngjarjes në ditët në vijim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: