Kanë rifilluar sërish kërkimet për gjetjen e automjetit tip “Golf”, i cili dyshohet se ra në ujërat e lumit Seman pas përplasjes me parmaket e hekurt të urës së Mbrostarit në Fier. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Ervis Kuçi.

Ngjarja në fjalë u regjistrua më 15 janar.

Ndonëse prej disa ditësh vijojnë kërkimet, deri më tani nuk është gjetur asnjë shenjë nga 26-vjeçari Mateo Lika, ndërsa fati i tij mbetet mister.

Ditën e sotme palombarët e Reneas kanë filluar sërish kërkimet përgjatë gjithë rrjedhës së lumit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: