Rëndohet bilanci i aksidentit që ndodhi dje te “Kodra e Diellit” në Tiranë. Begzan Hysa, i cili u plagos dje nga një aksident në zonën e “Kodrës së Diellit” ka ndërruar jetë në spital. Lajmi bëhet i ditur nga burime për BalkanWeb.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku një makinë me drejtuese një 29-vjeçare aksidentoi tre këmbësorë në trotuar.

Drejtuesja e mjetit, Elinta Garo tashmë ndodhet pas hekurave.

Aksidenti i rëndë shkaktoi tronditje të madhe te kalimtarët e rastit, pasi krejt papritur shoferja humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi sipër në trotuar ku mori para dhe qytetarët. Aktualisht dy personat e tjerë të plagosur, V. H., 57 vjeçe dhe A. T., 27 vjeçe, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb