Janë publikuar fotot e 60-vjeçarit, i cili u aksidentua për vdekje dy ditë më parë, në Humelicë të Gjirokastrës.

Viktima është personi që shihni në foto, ndërsa nuk është identifikuar ende. Ai humbi jetën mbrëmjen e 5 janarit, kur u përplas nga një autobus i linjës Vlorë-Athinë.

Më herët banorë të zonës dhe drejtues mjetesh automobilistike njoftuan policinë për një person që kalonte në këmbë rrugën pranë fshatit Humelicë, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë. Viktima e paidentifikuar mendohet të jetë bari ose i pastrehë me probleme mendore.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb