Një shqiptar akuzohet se ka qëlluar 6 herë me pistoletë një shtetas tunizian në Itali. Mediat italiane shkruajnë se arsyeja ka qenë një borxh që tuniziani i ka pasur shqiptarit dhe se ai është arratisur.
Mësohet se autori ka shkuar drejt shtëpisë së viktimës për të zgjidhur konfliktin, por në tensione e sipër shqiptari ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar 6 herë tunizianin. Ai ♪7shtë plagosur në këmbë.
Autoritetet italiane janë duke punuar për kapjen e autorit.
(BalkanWeb)