Presidenti Hashim Thaçi ka zbutur qëndrimet e tij ndaj kryeministrit Haradinaj, lidhur me çështjen e kufirit të Kosovës.

Pas një takimi me përfaqësues të Shoqatës së Gazetarëve dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile të Luginës së Preshevës Thaçi tha se; “edhe kryeministri e do dhe e respekton Luginën”.

“Edhe kryeministri (Haradinaj), kam biseduar, ju do dhe ju respekton, kështu që nuk është ndonjë shqetësim në këtë drejtim, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Por, ajo që dëshiroj të them, është se ideja për korrigjimin kufirit definitivisht e shmang skenarin e ndarjes së Kosovës, idenë e Beogradit e të Rusisë, e mbi të gjitha atë të gjitha atë të themelimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe me elemente ekzekutive, diçka e tillë që pretendohet të ndodhë, por natyrisht edhe shkëmbimi”, pohoi Thaçi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb