Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën mbrëma në Ferizaj, ku dy vajza njëra 18-vjeçare dhe tjetra 15, ranë nga kati i katërt i një pallati.

Si pasojë e kësaj, njëra nga vajzat ka humbur jetën kurse tjetra ka pësuar lëndime trupore.

Zëdhënësi i policisë në Ferizaj, Kanun Veseli ka thënë se vajzat janë motra mes tyre.

Ai ka treguar se e ndjera kishte tentuar të hidhej ndërkaq motra e saj kishte tentuar që ta shpëtonte dhe si pasojë kanë rënë të dyja.

“Rasti është cilësuar si ‘vetëvrasje’. Nga hetimet që janë zhvilluar nga Sektori Rajonal i Hetimeve, mësohet se e ndjera kishte tentuar të hidhej nga ndërtesa, ndërsa në përpjekje për ta shpëtuar motra e saj, kanë rënë të dyja”, ka thënë Veseli.

Rasti kishte ndodhur mbrëmë rreth orës 21:35.
“Me datën 21.01.2023 rreth orës 21:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën ‘Sandër Prosi’ në Ferizaj, dy vajza të moshës 18 dhe 15 vjeç kanë rënë nga kati i katërt i një objekti banesor”, deklaroi mbrëmë policia.

Sipas policisë, vajzat në gjendje të rëndë shëndetësore janë dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor në QKUK-Prishtinë, ku më pas është konfirmuar edhe vdekja e 15-vjeçares.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb