Në një kohë kur zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit u shtynë për në datën 15 mars, Armand Duka vijon “betejën” e tij me gjykatat.

Të premten, Duka do të paraqitet në Gjykatën Penale të Tiranës ku do t’i komunikohet masa e pezullimit nga detyra. Duka do të paraqitet në Gjykatë në orën 10:00.

Tri ditë më parë, Gjykata penale e Tiranës pezullon nga detyra kreun e FSHF Armand Dukën dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Shqiptare rë Futbollit, Ilir Shulku, ndërsa po hetohen me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit. Vendimi u mor nga gjyqtari Artan Gjermeni.

Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën për pezullimin e efekteve juridike të vendimit nr. 1, datë 10.01.2022, të Komisionit të Verifikimit të FSHF-së, si dhe të çdo veprimi apo akti tjetër të dalë në zbatim të këtij vendimi, për realizimin e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së të datës 02.03.2022, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.

Vendimi i Gjykatës:

1.Pranimin e kërkesës.
-Caktimin si masë sigurimi ndalues ndaj personit nën hetim Ardian Haçi,atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.
2.Pranimin e kërkesës
-Caktimin si masë sigurimi ndalues ndaj personit nën hetim Ilir Shulku, atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.
3.Pranimin e kërkesës.
-Caktimin si masë sigurimi ndalues ndaj personit nën hetim Armando Duka, atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.
4.Rrëzimin e kërkesës për caktimin si masë sigurimi ndaluese ndaj personit nën hetim Koço Kokëdhima,atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.
5.Vendimi t’i njoftohet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
6.Vendimi t’i njoftohet personave nën hetim Ardian Afrim Haçi, Ilir Ismail Shulku, Armando Enver Duka dhe Koço Theodhori Kokëdhima.
7.Kundër këtij vendimi për caktimin e masës së sigurimit lejohet ankim brënda 5 (pesë) ditëve duke filluar ky afat nga njoftimi i vendimit të Gjykatës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: