Zv.drejtori i OFL-së, i pezulluar nga detyra Artan Shkëmbi është paraqitur sot para Gjykatës së Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Shkëmbi ka qenë i vetëm teksa ka hyrë në ambientet e GJKKO por ai do të mbrohet nga avokati Artan Broci.

“Prokuroria do të kërkojë për të vijuar gjykimin i pezulluar nga detyra. Kjo seancë i jep mundësinë z.Shkëmbi të japë deklaratën e tij dhe versionin për ngjarjen.
Shkëmbi dyshohet se ka dekonspiruar të dhëna për një grup kriminal që ishte nën hetim nga autoritetet gjermane. Është një çështje duke u hetuar që ka të ngjarë të ketë të përfshirë dhe zyrtarë të tjerë të policisë”, raportoi gazetarja Lala.

Vendimi për pezullimin e tij u mor dy ditë më parë nga gjykata e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe u pasua nga një urdhër i kryepolicit Ard Veliu.

Artan Shkëmbi, ka mbajtur disa detyra të rëndësishme në policinë e shtetit, ndërsa kandidoi edhe për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të hetimit, por nuk arriti të kualifikohet në fazën e testit të poligrafit. Në shkurt 2020, ai kaloi me sukses testin e vettingut, pavarësisht probleme që u relatuan nga trupa gjykuese në shtyllën e pasurive dhe figurës morale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb