TIRANË

Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar përmes një postimi në facebook, pas vendimit të Kryesisë për pezullimin e tij nga PD.

Ndërsa nuk kursen ironinë ndaj Bashës, Këllici e akuzon Kreun e PD edhe një herë se bashkëpunon me Ramën.

Postimi i plotë:
“Ish kryetari i partisë që blindoi humbjen në PD, nga xhelozia se nuk u bë dot lider, i rezistoi gjumit deri në të gdhirë të ditës së sotme për të përjashtuar e pezulluar në grup kritikët e tij.

Çudi që s’ka ende të internuar apo pushkatuar! Zbrit në bazë dhe shiko si do të të presin. Ne kemi zgjedhur demokratët e bazës dhe ata të sakrificave, kurse ti Edi Ramën dhe bashkëqeverisjen!”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb