Pas shkarkimit nga detyra si gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, SPAK do të japë sot masën për Luan Dacin.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se ai u pezullua, pasi akuzohet se ka fshehur shkarkimin e tij nga detyra në vitin 1997 nga KLD, vendim i firmosur nga ish-presidenti Rexhep Meidani. “Kjo akuzë e rëndë ngre hije dyshimi për reformën në drejtësi dhe procesin e vettingut, duke qenë se një anëtar i KPA akuzohet për shkelje të rënda por ka qenë pjesë e trupës që ka gjykuar gjykatës dhe prokurorë të tjerë”, raportoi Lala para Gjykatës së Posaçme.

Po ashtu Lala pohoi se zoti Daci nuk është paraqitur sot në seancë, ku do të përfaqësohet nga avokati i tij, Andi Duraj. Mungesën e tij në sallë gjyqtari, sipas Lalës, e ka justifikuar me faktin se i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Avokati i Dacit, ka kërkuar që të shtyhej seanca, pasi ka paraqitur dhe një raport mjekësor, ku thekson se gjyqtari aktualisht është i sëmurë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: