VLORË

Nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra pronari i lokalit që mbeti i plagosur dje pas një konflikti me armë në zonën e “Plazhit të Vjetër” në Vlorë.

Arben Beqiraj, 50 vjeç ka ndërruar jetë në spital, ku ndodhej prej pasdites së djeshme në gjendje të rëndë, pasi kishte marrë disa plumba në trup. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, Beqiraj nuk ia ka dalë.

Konflikti ndodhi dje në lagjen “1 Maj”, në lokalin e Beqiraj, ku dy persona me iniciale E.XH. dhe SH.L. qëlluan me armë. Të plagosur janë edhe djali i pronarit të lokalit, Ergest Beqiraj dhe shtetasi Nesim Hodaj.

Policia deklaroi se konflikti kishte ndodhur për motive banale. Në ndjekje të autoreve është vënë Policia e Vlorës, Delta Forcë dhe FNSH e Fierit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe sekuestrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb