Ina Nuka, efektivja 24-vjeçare që mbeti e lënduar pas përplasjeve me protestuesit ditën e djeshme tek parlamenti, do të udhëtojë sot drejt Ankarasë për trajtim mjekësor më të specializuar.

Pas përfundimit të të gjithë dokumentacioneve spitalore për të udhëtuar, Ina u nis në një spital të Ankarasë.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për BalkanWeb se tani policja është në gjendje stabël, por sipas mjekëve nëse kalojnë 48 orë dëmi është pariparueshëm.

Mësohet se një autoambulancë e specializuar do të transportojë efektiven drejt Rinasit, nga ku më pas do niset me avion drejt Turqisë.

Nuka në përpjekje për të hequr një kapsoll që i ra në qafë gjatë përplasjeve me protestuesit, plagosi gishtin e madh të njërës dorë

“Ishim me shërbim te Parlamenti për protestën. Situata agravoi dhe turma nisi të shtynte. Isha në rreshtin e dytë dhe një nga këto plasëset më ra në trup dhe u mundova ta shmang me dorën e djathtë, pasi e kisha në pjesën e qafës”, tregoi Nuka dje.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: