Një person, ende i paidentifikuar është plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit në fshatin Banjskë.
Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar pamjet ku një person i plagosur në fshat futet në ambulancë dhe dërgohet në spital pranë një postblloku.
Ende nuk dihet nëse i plagosuri vjen nga radhët e policisë së Kosovës apo nga grupi i armatosur që vrau një efektiv policie sot.