Pas rikuperimit në qendrën e rehabilitimit në Divjakë, falë punës së punonjësve të Administratës së zonave të mbrojtura, mjellma e plagosur pak ditë më parë është rikthyer përsëri në liqenin e Pogradecit që është dhe habitati i saj natyral.

Mjellma u gjend e plagosur para disa ditësh në ujërat e liqenit nga qytetarët e Pogradecit.

Mjellma u qëllua me çifte, pavarësisht se mishi i këtij shpendi nuk konsumohet, dyshohet së autori ka dashur ta vrasë për ta balsamosur më pas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: