Një ditë pas atentatit me armë zjarri teksa ecte me makinë drejt Tiranës, ‘News24’ dhe “BalkanWeb” zbardh dëshminë e prokurorit Arjan Ndoj, i cili mbeti i plagosur bashkë me shoferin dhe mikun e tij.

“Kam qenë duke drekuar në një restorant. Erdhi Muharremi e një tjetër dhe janë ulur në restorant. Më pas u nisëm drejt Tiranës”, ka deklaruar Ndoj për grupin hetimor të çështjes.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi në një lidhje direkte nga vendi i ngjarjes se prokurori kishte shkuar i vetëm në lokal dhe më pas ai e kishte ftuar në tavolinë për të drekuar së bashku mikun e tij Aleksander Laho, (Pëllumb Muharremin). Pasi kanë ngrënë drekën, ata janë nisur drejt Tiranës, ndërsa mjeti i tij ishte me xhama të zinj pas. Mësohet se prokurori ishte ulur në vendin e parë, ndërsa makina drejtohej nga shoferi i tij, i cili është në gjendje të rëndë për jetën.

Gazetarja Lala pohoi se prokurori ka refuzuar kategorikisht që të lidhë atentatin për shkak të detyrës së tij. Para grupit hetimor Ndoj mësohet të ketë mohuar faktin se ka qenë shënjestër e sulmit.

“Nëse do të më adresoheshin mua, nuk kishin arsye të më vrisnin në autostradë. Mua mund të më vrisnin në derë të shtëpisë, në prokurori. Nuk ka arsyeje që të më sulmonin në autostradë”, ka pohuar prokurori. Ndërkohë, Muharremi, i cili ndodhet i shtruar në spitalin e Durrësit nuk ka arritur të japë dëshminë, pasi e ka të pamundur të flasë. Kjo për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, pasi një nga plumbat e ka prekur në nofull.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: