Bllokohet automjeti i Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe si ‘Rrumi’. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se mjeti i blinduar i ‘të fortit’ të Sukthit, i cili u plagos pak muaj më parë në një atentat të mirëorganizuar ndaj prokurorit Arjan Ndoji, është bllokuar në sajë të Operacionit Forca e Ligjit.

Haxhiaj raporton se policia ka bllokuar 10 mjete të binduara, pasi ato nuk dispononin leje të posaçme. Në kuadër të këtij operacioni u bllokuan dhe mjetet e 3 eksponentëve të krimit; Dashamir Gjoka, Saimir Taullau si dhe Durim Bamit.

Siç është raportuar dhe më herët, ‘Rrumi’ është një emër i përfolur në drejtësinë shqiptare, pasi është përfshirë në disa ngjarje, siç ishte dhe rrahja e biznesmenit libanez Faadi Mitri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb