Në mbledhjen e sotme të qeverisë  me Vendim të Këshillit të Ministrave është vendosur që efektivja e policisë Ina Nuka do të shpërblehet me 12 rroga mujore.

Policja 24-vjeçare u plagos në protestën e banorëve të Astirit përpara parlamentit ku si pasojë e një kapsolli humbi një prej gishtave.

Ajo më pas u dërgua menjëherë në Turqi për të marrë trajtim mjekësor më të specializuar.

“Për buxhetin e vitit 2018, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Keshilli i Ministrave vendosi dhenien e ndihmes financiare, ne masen e 12 pagave mujore për Ina Gavrosh Nuka, me detyre oficere e patrulles së përgjithshme, sktori hqiponja, e plagosur në krye të detyrës,” shkruhet në VKM.

D206bd3a B9e9 4ffd A95e 8f97da231da8 (1)
D206bd3a B9e9 4ffd A95e 8f97da231da8 (1)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: