Pas incidentit të rëndë që ndodhi ditën e djeshme në një fshat të Prrenjasit, ku 3 persona u plagosën nga një granatë e vjetër, një prej tyre ka folur për ngjarjen.

45-vjeçari Olsi Elezi, i cili u plagos në të dyja këmbët nga shpërthimi, teksa po punonte me bel tokën e shtëpisë, ka deklaruar nga dhoma e spitalit ku është shtruar se “nuk e mori vesh” se si plasi granata

Ai tregoi se ishin 4 persona duke punuar tokën kur ndodhi ngjarja, ndërsa nuk e mbante mend nëse kishte punuar atë pjesë të tokës më parë.

“Duke punuar plasi, nuk e mora vesh si plasi. Ishim 4 veta duke punuar me bel. Ishte toka e shtëpisë. Nuk e mbaj mend nëse kemi punuar më parë aty”, deklaroi ai ende në gjendje shoku nga shpërthimi që i shkaktoi dëme në të dyja këmbët

Sakaq, mësohet se dy kunatat nga fshati Karkavec që mbetën të plagosura nga shpërthimi janë dërguar në Spitalin e Traumës për trajtim të specializuar për shkak të plagëve të shumta dhe mjaft të rënda.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb