Zbardhet dëshmia e Ilirjan Gavellit, punonjësit të IMT-së që mbeti i plagosur në krye të detyrës, pasi 55-vjeçari Qani Muça e qëlloi me armë zjarri pas ekzekutimit të urdhrit për shembjen e banesës pa leje të këtij të fundit.

Ngjarja ndodhi në rrugën Todi Shkurt më 12 gusht. Në dosjen hetimore të prokororisë, të siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për BalkanWeb është edhe dëshmia e të punonjësit të plagosur që mori një plumb në bark. Gavelli ka treguara për oficerët se si rrodhi ngjarja.

“Kam shkuar për të zbatuar vendimin për prishjen e banesës së shtetasit Qani Muça dhe kam filluar me prishjen e banesës në orën 08:00 të mëngjesit dhe kemi përfunduar rreth orës 18:30 me prishjen e kësaj banese. Në përfundim të prishjes jam drejtuar për nga brava e banesës për të bërë foto banesës së prishur pasi kështu e kemi si procedurë pune dhe kam vënë re se aty qëndronte dhe shtetasi Qani Muça. Në momentin që kam qenë duke bërë foto, shtetasi Qani Muça me ka sharë duke më thënë; ‘të q…robt’ dhe ka futur dorën në pjesën e pasme të rripit nga prapa dhe ka nxjerrë një armë zjarri pistolete dhe unë instinktivisht jam hedhur dhe ja kam kapur pasi isha në distancë dy deri në tre metra larg tij. Në momentin që ia kam kapur armën ai ka shprehur dhe kam nderë që plumbi më ka prekur në pjesën e barkut. Kam vazhduar të përleshem me të, edhe ai ka qëlluar dhe një herë tjetër. Ka bërë rezistencë, edhe pse erdhën policat e tjerë. Qani Muça ishte në gjendje të dehur dhe vinte era alkool. Unë Qani Muçën e kam takuar vetëm një herë në IMT ku kemi folur normalisht për problemin e tij dhe ku jemi kuptuar dhe me të nuk kam patur asnjë konflikt dhe as një debat.”, është shprehur Gavelli para oficerëve.

Muça akuzohet për dy akuza, “vrasje ndaj funksionareve publike”, mbetur ne tentative dhe “armëmbajtje pa leje”, ndërsa tashmë ndodhet pas hekurave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb