Tragjik ka rezultuar fati i një 48-vjeçari në Shkodër, ku teksa printe dru, është plagosur rëndë dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:15, në fshatin Shosh të Shkodrës.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për shtetasin Fatmir Çela.

Shkodër/Informacion paraprak
rreth orës 13:15, jemi njoftuar se në malin e fshatit Shosh, Shkodër, shtetasin F. Ç. 48 vjeç, banues në fshatin Golem Shkodër, duke prerë dru e ka goditur një trung peme dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: