Është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për kurim më të specializuar djali i biznesmenit të njohur në Pogradec, Joan Muçllari, i cili është plagosur në një atentat.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme. BalkanWeb mëson se përveç plumbit që ka marrë në këmbë, dyshohet se i riu ka marrë edhe një plagë tjetër në pjesën e kokës, në afërsi të qafës (Dyshohet se është goditur me mjet prerës).

Deri më tani nuk dihet ende gjendja e të riut, djalit të Jetimir Muçllari, pronar i hoteli Voloreka, që iu bë dy herë atentat drejt biznesmenit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: