Jeremy Renner mbetet në gjendje “kritike, por të qëndrueshme”, pasi u plagos teksa pastronte borën me një nga borëpastrueset në shtëpinë e tij në fermën e tij midis Reno dhe Liqenit Tahoe. Gjendja e tij është jashtëzakonisht e vështirë thanë familjarët. Ylli 51-vjeçar i Marvel u transportua me helikopter në spital të dielën.

Renner, i cili ka një vajzë nëntë vjeçare Ava me ish-gruan Sonni Pacheco, zotëron një numër borëpastruese të cilat i përdor për të pastruar hyrjen madhështore të shtëpisë së tij, si dhe rrugët dhe shtigjet në zonë. Aktori i Hawkeye është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe shpesh poston për kushtet ekstreme të motit që godasin zonën ku ai jeton.

Agjenti i tij nuk ka treguar se si ka arritur të plagoset kaq rëndë, duke bërë të ditur vetëm se “aksidenti lidhet me kushtet atmosferike gjatë heqjes së borës”, duke shtuar se aktori po merr “kujdes të shkëlqyer mjekësore” dhe pranë tij është familja. Ai është “në një gjendje kritike, por stabile, ” tha zëdhënësi i tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jeremy Renner (@jeremyrenner)

Të dielën në mëngjes, zyra e Sherifit të Qarkut Washoe pranë Reno u thirr në fermën e Renner.

Aksidenti ka ndodhur pasi një metër borë ka rënë gjatë natës mes Vitit të Ri. Një stuhi e fortë dimri goditi edhe një herë rajonin, duke rezultuar në humbjen e dhjetëra jetëve.

  • foto galeri
  • foto galeri

Renner shkroi në Twitter për sasinë masive të borës në fermën e tij në SHBA në dhjetor: “Bora e liqenit Tahoe nuk është shaka”.

Ferma e aktorit të Hollivudit ndodhet në një zonë të thellë malore dhe bora ka mbuluar makinat e tij dhe madje ka arritur në dritaret e katit të parë.

Fansat e tij thanë se po luten për të dhe po dërgojnë urime për një shërim të shpejtë. Aktori, i cili luan Hawkeye në The Avengers dhe Captain America, ka një shtëpi mbi liqenin Tahoe në malet Sierra Nevada pranë malit, Rose-Ski Tahoe në Washoe County prej disa vitesh.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jeremy Renner (@jeremyrenner)

Lajmi për plagosjen e Renner vjen teksa dhjetëra persona kanë humbur jetën në shumë pjesë të SHBA-së për shkak të stuhisë së fortë të borës.

Shpërthimi arktik u shoqërua me erëra të forta dhe borë, duke bllokuar disa banorë brenda shtëpive të tyre dhe duke ndërprerë energjinë në dhjetëra mijëra shtëpi dhe biznese.

Në një video që ai postoi në llogarinë e tij në Instagram dhjetorin e kaluar, aktori shihet duke shijuar makinën e borës.

Postimi profetik

“Kam shumë respekt për Nënën Tokë dhe Nënë Natyrën… Pres ta humbas betejën, por gjithmonë do të jap më të mirën time”, ka shkruar ai.

Disa foto dhe video të tjera të postuara në rrjetet sociale e tregojnë atë duke ngarë makineri të rënda, nga borapastruesit me zvarritës deri te makinat e mëdha të borës dhe automjetet e tjera të motit ekstrem.

Në të kaluarën, Renner ka qenë gjithashtu i hapur për mënyrën sesi ai shpesh e kalon kohën duke punuar me departamentet lokale të zjarrfikësve, duke ndihmuar ekipet e tyre dhe madje ka blerë një kamion rezervë zjarrfikës.

“Unë punoj me zjarrfikësit atje lart dhe ata janë të mrekullueshëm. Ata më mësojnë dhe më ndihmojnë dhe më duhet të kaloj edhe disa orë me ta”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb