Pak orë pasi u plagosën brenda ambienteve të bashkisë së Lushnjës, pas shpërthimit të një granate, kryebashkiaku Fatos Lushnjë dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu janë dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se kreybashkiaku nga shpërthimi ka marrë plagë në këmbë dhe në shpatull, ndërsa sekretarja e tij është plagosur më rëndë.

Pasi morën ndihmën e parë në spitalin e Lushnjës, dy zyrtarët janë nisur me ambulancë drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar. në lidhje me ngjarje e rëndë që ndodhi brenda zyrës së kryebashkiakut është shpallur në kërkim ish-shoferi i tij, Gëzim Saraçi, i cili pas një debati me Tushen, ka hedhur një garantë, e cila ka shpërthyer. Ky i fundit në mesin e mandatit të dytë të Tushes, është larguar nga puna, pas debateve me kryebashkiakun. Por siç duket kjo gjë nuk është pranuar nga Saraçi, i cili ka ndërmarrë dhe këtë akt të rëndë.

Prokuroria ka si pistë kryesore të hetimit të saj largimin nga puna të Saraçit, i cili thuhet se rezultonte i papunë. Gazetarja Klodiana Lala në një raportim live nga Bashkia e Lushnjës, deklaroi se kohët e fundit Saraçi ishte ndërruar në një njeri problematik me pijen. Aktualisht çështja i është ngarkuar 3 prokurorëve, ndërsa detaje të tjera pritet të dalin në dritë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb