GRAMSH

Katër të plagosur rëndë nga aksidenti në Gramsh do të transportohen drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Gazetari Shkëlzen Henkoja bën me dije se të aksidentuarit janë në gjëndje të rëndë për jetën dhe pasi morën ndihmën e parë mjekësore do të dërgohen në Tiranë.

Dyshohet se të gjithë të plagosurit përveç drejtuesit të automjetit të jenë nga Tirana ndërkohë që e konfirmuar është që kemi të bëjmë me dy viktima.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb