DURRËS

Një 22-vjeçare me inicialet A.B, është arrestuar pasi përkrahu Endri Zajën në krimet e tij.  BalkanWeb mëson se e reja është e dashura e Zajës.

Dyshohet se Zaja kur ka goditur me makinë 4 ditë më parë të moshuarën italiane, në mjet ka pasur dhe të dashurën e cila e përkrahu në krim.

22-vjeçari ka kryer edhe dy vjedhje në Durrës për të cilat ishte gjithashtu në kërkim.

Ai u arrestua sot teksa ishte duke bërë plazh ndërkohë që uniformat blu nuk hezituan ta prangosin edhe pse ishte vetëm me rroba banjo.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Durrës

Në vijim të informacionit të dhënë për arrestimin e shtetasit E. Z., 22 vjeç, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisaristin e Policisë Durrës, në vijim të hetimeve të kryera arrestuan në flagrancë shtetasen A.B., 22 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb