TIRANA

Profesor Dhimitër Kraja është rikthyer tek Infektivi për të riluftuar sërish me COVID-19.

Në mars ai u prek nga COVID-19 vetëm pak ditë pasi ishte kthyer nga pensioni pikërisht për situatën kritike në Shqipëri.

Ai qëndroi për disa ditë në spital dhe më pas e kaloi në shtëpi i vetëkarantinuar. Kraja është nga të paktit mjek që rikthehet në front pasi është prekur nga COVID-19.

Kujtojmë se Profesor Dhimitër Kraja është edhe babai i DJ të famshëm shqiptar Vicky.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb